Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci një intervistë ka treguar arsyen e prishjes së raporteve me reperin e njohur, Don Xhon, është për shkak së ky i fundit i ka kërkuar favore që bijnë ndesh me ligjet e Republikës së Kosovës, arsye që, sipas Lladrovcit, çoi edhe në prishjen e raporteve të tyre, shkruan portali rajoni.org.
E pas këtyre deklaratave, Don Xhoni ka shkruar në Instagram një status që besohet t’ia ketë dedikuar akuzave të Lladrovcit.
“They will never gossip about how you helped them”, që në gjuhën shqipe do të thotë “Ata kurrë nuk do të bëjnë thashetheme se si i keni ndihmuar”, ka shkruar Don Xhoni.
Së për çfarë ndihme e ka pasur fjalën, mbetet enigmatike.