KF Drenica ka njoftuar se ky klub ka ndarë rrugët me trajnerin Bekim Shotani.
Sipas njoftimit të klubit, ky vendim erdhi pas disfatës së sotme, ndaj SC Gjilanit në kuadër të xhiros 21-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
“Klubi dhe trajneri kanë vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Falënderojmë trajnerin Bekim Shotani për punën dhe angazhimin e deri tanishëm, duke i uruar suksese në vazhdim!”, thuhet në njoftim.