Shtrimi i rrugëve me asfalt në Vasilevë, Poklek e fshatrat tjera të Drenasit, po vazhdon.
Dje punimët janë inspektuar nga afër nga drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë Publike, Endrit Gllareva.
“Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve të saj”, thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit.