Tuesday, July 29, 2025

Pas intervistës sfiduese në RTK, Fitorja e “252 mijë eurove” sulmon publikisht gazetaren Blerta Foniqi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar ashpër pas një interviste të zhvilluar në RTK, duke e sulmuar publikisht gazetaren Blerta Foniqi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli ka vënë në dyshim profesionalizmin dhe pavarësinë e gazetares, duke e akuzuar se interview ishte “me porosi” dhe e drejtuar nga “interesa të mercenarëve”

Pacolli shkruan se nuk ishte aspak e sikletshme gjatë intervistës, por nuk dëshironte t’i jepte “kënaqësinë gazetares që e kishte misionin e porositur nga jashtë”.

“Paskan thënë se kinse kam kaluar keq në intervistë dhe se paska qenë e sikletshme. Aspak Por, thjeshtë nuk ia dhashë atë kënaqësi gazetares që e kishte misionin e porositur nga jashtë.”

Ajo më tej e akuzon Foniqin se kishte pyetje të dirigjuara dhe se përpiqej të merrte duartrokitje nga kolegë mercenarë.

“Pyetjet e saj ishin të dirigjuara, dhe kur e sfidova, tha: ‘Nuk jam gazetare e nënshtruar.’ Jo se kishte parim, por sepse priste duartrokitje nga ‘kolegë’ të saj mercenar.”

In the light of the acuse for the part of the policies, Pacolli is the sh-cryministin Ramush Haradinaj and the sugjeron if Foniqi is the fituar member of the family to get a new position in RTK.

“Dikur, një telefonatë nga Ramush Haradinaj mjaftonte për t’i ngritur në detyra atë dhe familjen e saj në RTK.”

Reagimi i Pacollit ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ndërsa vetë Blerta Foniqi ende nuk ka dalë me një qëndrim publik ndaj sulmit.

Sipas disa komentuesve, postimi i Pacollit përbën një formë presioni ndaj një gazetareje që ka ushtruar funksionin e saj në mënyrë kritike, siç i takon një mediumi publik. Të tjerë e mbështesin qëndrimin e deputetes, duke thënë se intervista ishte tendencioze dhe jo e balancuar.

Më poshtë, postimi i plotë i Pacollit:

A ka ndonjë gazetar profesional e të pavarur që ka marrë lavdërime nga Lirim Mehmetaj? Vështirë

Sepse kur gazetaria bëhet zgjatim i interesave të mercenarëve, pavarësia është fjala e parë që sakrifikohet.

Paskan thënë se kinse kam kaluar keq në intervistë dhe se paska qenë e sikletshme. Aspak Por, thjeshtë nuk ia dhashë atë kënaqësi gazetares që e kishte misionin e porositur nga jashtë.

Pyetjet e saj ishin të dirigjuara, dhe kur e sfidova, tha: “Nuk jam gazetare e nënshtruar.” Jo se kishte parim, por sepse priste duartrokitje nga “kolegë” të saj mercenar. Për të sot nuk kishte rëndësi përgjegjësia që ka ndaj publikut por si do të vlerësohej ajo nga ata që e udhëzonin nga prapaskena.

Kjo është po e njëjta gazetare që heshti kur më sulmuan publikisht muaj më parë. Asokohe nuk kishte interes për të dëgjuar versionin tim. Nuk më ofroi hapësirën në emision. Sot, papritur, i nevojiteshin përgjigjet sepse kështu e urdhëruan.

Gazetaria me porosi funksionon kështu.

Madje më tha: “Nuk je sulmuar se je grua.” E pyeta: “Po për çfarë atëherë?” Nuk kishte përgjigje. Por sërish vazhdoi. Sepse kur nuk ka fakte, mjaftojnë sulmet e pakoordinuara për të kënaqur agjendat.

Dhe për ata që ende nuk e dinë se për kë po flas le t’i qelim letrat hapur.

Kujt i nënshtrohet kjo gazetare?

Dikur, një telefonatë nga Ramush Haradinaj mjaftonte për ti ngritur në detyra atë dhe familjen e saj në RTK. Aftësia apo profesionalizmi nuk ishin kreter. Mjaftonte të ishte gruaja e një familjareje të gruas së Ramushit. Kaq The moderator, drejtuese, gjithçka. Pa competition, pa meritë.

Perfitimet nuk përfunduan aty. Shuma të konsiderueshme kanë marrë edhe nga komuna të drejtuara nga AAK.

Sa interesant kjo gazetare e guximshme për çudi, nuk ka asnjë intervistë ku kjo t’i ketë vënë përballë burrat e AAK-së. Pse? Ndoshta sepse “s’ka pasur arsye” sepse ishin “burra të mirë”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer