Saturday, April 19, 2025

Pas përfundimit të suksesshëm të sezonit të ngrohjes, Termokos nis zbatimin e planit për zgjerimin e rrjetit në Prishtinë

Prishtinë, 16 prill 2025 – Kryeshefi ekzekutiv i Ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se pas përfundimit të suksesshëm të sezonit të ngrohjes, kompania tashmë ka nisur përgatitjet për implementimin e planit aksional për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në Kryeqytet.

Kryshefi Osmani përmes një postimi në “facebook” ka njoftiar se ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Drejtorët e Planifikimit, Pronës, Urbanizmit dhe Transformimit, me qëllim të koordinimit të hapave konkret drejt realizimit të këtij plani strategjik.

“Përmes këtij plani, synojmë të ofrojmë një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme për energjinë termike, duke i adresuar nevojat e çdo pjese dhe çdo lagjeje në Prishtinë,” ka shkruar Osmani.

Plani për zgjerim pritet të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët, duke përfshirë një furnizim më të qëndrueshëm dhe më efikas me ngrohje qendrore, si dhe një ndikim pozitiv në aspektin mjedisor dhe energjetik të qytetit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer