Gjatë ditës së sotme, përmes operatorëve të kontraktuar, kanë nisur punimet për rregullimin e dëmtimeve dhe përmirësimin e rrugës, me qëllim lehtësimin e lëvizjes për qytetarët dhe automjetet që lëvizin në këtë rrugë.
Ky reagim vjen pas shqetësimeve të vazhdueshme të ngritura nga qytetarët, të cilat kanë kërkuar ndërhyrje urgjente për një nga rrugët më të frekuentuara të këtij regjioni.

