Friday, January 30, 2026

Pas raportimit të rajoni.org për pozitën e kryshefit në “Unitet”, Faton Peci: Nuk lejojmë ndikimin e Skenderajt në Mitrovicë

Pas raportimit të portalit rajoni.org së për pozitën e kryeshefit të KRM “Unitetit” si emër i përfolur për këtë pozitë ishte ish kryesusja e kuvendit komunal nga rradhet e PDK’së, Vesa Broja.

Pra, siç dyshohej, Broja përveç bordit në Mitrovicë që vazhdon të jetë bordi i vjetër (i emëruar nga qeverisja Hamza), ajo gëzontë edhe mbështetje e Skenderajt dhe Vushtrrisë.

Pas publikimit të këtij lajmi, ka reaguar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, i cili ka kundërshtuar çdo përpjekje që, sipas tij, komunat me përqindje më të vogël aksionesh të vendosin për drejtimin e ndërmarrjes.

“Nuk do të lejojmë që Komuna e Skenderajt, me vetëm 10 për qind të aksioneve, të vendosë se kush do të jetë Kryeshefi Ekzekutiv për Mitrovicën. Po ashtu, është e papranueshme që Komuna e Vushtrrisë, e cila ka krijuar ndërmarrjen e saj komunale, të tentojë të ndikojë në këtë proces”, ka deklaruar Peci.

Postimi:

Reagim publik!

Të dashur qytetarë,

• Nuk lejojmë që Komuna e Skenderajt, me vetëm 10% të aksioneve në ndërmarrjen rajonale të pastrimit KRM “Uniteti” të na zgjedhë se kush do të jetë Kryeshefi Ekzekutiv që do të përkujdeset për Mitrovicën.

• Nuk mundet dhe është e turpshme përpjekja e Komunës së Vushtrrisë, e cila ka hequr dorë nga kjo ndërmarrje dhe ka krijuar kompaninë e re të saj komunale, të vendosë se kush do të jetë Kryeshefi Ekzekutiv në ndërmarrjen komunale të Mitrovicës. Nuk i kanë besuar shërbimin, por dëshirojnë të na zgjedhin Kryeshefin.

• Gjatë javëve/muajit që lamë pas, kemi adresuar çështjen e pastërtisë në qytet duke subvencionuar ndërmarrjen rajonale KRM “Uniteti”, për një qytet më të pastër.

• Kjo ndërmarrje është në gjendje të mjerueshme financiare dhe menaxheriale dhe këtij mjerimi po i vjen fundi. Ndërsa përpjekja e bordit të vjetër është të mbajë gjallë këtë mjerim përmes imponimit ndaj aksionarit kryesor, që është Komuna e Mitrovicës me 61.4% të vlerës së aksioneve të ndërmarrjes, për zgjedhjen e një kryeshefi të ri.

• JO, NUK DO TA LEJOJMË.Do të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore dhe administrative që një gjë e tillë të pamundësohet.

P.S Në foto po pasqyrojmë disa nga angazhimet tona për një qytet sa më të pastër.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer