Thursday, June 12, 2025

Pas raportimit të Rajonit, Komuna e Skenderajt nis intervenimin për shpëtimin e drunjve dekorativë nga dëmtuesit

Pas raportimeve të portalit Rajoni.org mbi gjendjen shqetësuese të drunjve dekorativë në qytetin e Skenderajt, autoritetet komunale kanë ndërmarrë hapa konkretë për mbrojtjen e hapësirave të gjelbra, shkruan Rajoni.org.

Sipas raportit, një lloj insekti i rrezikshëm ka filluar të dëmtojë në mënyrë të përshpejtuar gjethet e pemëve, duke i ekspozuar ato ndaj tharjes dhe rrënimit të mundshëm. Pamjet e publikuara tregonin qartë drunj të dëmtuar, me gjethe të zverdhura dhe të rëna, duke rrezikuar pamjen urbane dhe cilësinë e ajrit në qytet.

Megjithatë, sot, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me NPL “Eko Natyra” Sh.A. ka ndërhyrë me spërkatje të pemëve dekorative në hapësirat publike. Kjo masë preventive ka për qëllim mbrojtjen e drunjve nga insektet dhe krimbat, duke ruajtur bukurinë natyrore dhe gjelbërimin që këto pemë i ofrojnë qytetit.

Ky veprim është një hap pozitiv që dëshmon se me pak vullnet dhe organizim, është e mundur të parandalohet degradimi i mjedisit. Qytetarët shpresojnë që këto masa të jenë të vazhdueshme dhe që institucionet të qëndrojnë vigjilente ndaj problemeve të tilla që prekin drejtpërdrejt cilësinë e jetës në qytet.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer