E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Pas Sami Lushtakut e Nexhat Demakut, Ramiz Lladrovci ‘kapet’ sërish me oponentët e tij brenda partisë!

Ramiz Lladrovci, disa ditë me parë në njerin nga paragrafet e tij të statusit të publikuar kishtë gjetur kohe të hedhtë “kunja” pa përmendur emra ndaj ish kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku dhe ish kryetarit të Drenasit, Nexhat Demaku, zbulon portali rajoni.org.

Mirëpo i njëjti sot ka dalur sërish me një status të gjatë në rrjetin e tij social “facebook”.

Ai sërish në mënyrë diplomatike pa përmendur emra ka goditur prapë oponentët e tij brenda partisë për të cilët ka thënë së po organizojnë dreka e po ftojnë grupet e caktuara me qëllim të bashkimit kundër tij.

“Darkat, nga e para në Komoran, e deri te e fundit në Nekoc, tregojnë për motivin themelor, “unitetin” e oponentëve të mi, të cilët nuk mund të ballafaqohen ballë për ballë me mua qoftë si opozitë, apo për debat dhe vizion brenda PDK-së, ju shërbejnë qytetarëve që lejojnë të mashtrohen”.

Postimi i plotë:

Darkat politike mund të maskohen me motive tjera por nuk mund ta ndalin qeverisjen e shkëlqyer

Darka është vakti i tubimit tradicional ndër ne, kur krejt “shpia” kthehej pranë oxhakut. Kjo kohë, tashmë, ka edhe motive të ndryshme përtej “darkës”. Tubimet në Kosovën e lirë, kanë krijuar rrethana e orare të reja, me motive të cilat, gëzojnë mysafirët dhe familjen ku mbahet “darka”.

Darka të filluara në Komoran, para gjashtë a më shumë vjetëve, të motivuara nga politika që vinte nga komunat tjera, vazhdojnë të mbahen edhe në ditët e sotme në komunën tonë. Më duket qesharake fshehja apo maskimi i darkës politike me motive tjera.

Po të mos ishin politike këto darka, fare nuk do të merrnin as vëmendjen e as komentimin e qytetarëve e as nuk do të lansoheshin mesazhet nga aty. Pra, ajo organizohet për motive politike. “Organizatori” kujdeset të ftojë grupet e caktuara për të dëshmuar “unitet”, “pajtim” e deri edhe “anëtarësim” në parti politike. Për një njohës të politikës, këto darka nuk janë të rastit e as naive me mesazhet e tyre.

Darkat, nga e para në Komoran, e deri te e fundit në Nekoc, tregojnë për motivin themelor, “unitetin” e oponentëve të mi, të cilët nuk mund të ballafaqohen ballë për ballë me mua qoftë si opozitë, apo për debat dhe vizion brenda PDK-së, ju shërbejnë qytetarëve që lejojnë të mashtrohen.

Darkat në komunën e Drenasit, ku po marrin pjesë edhe disa “koka” të komunës tonë dhe më gjerë, të motivuara politikisht por “të maskuara” me motive tjera, nuk mund ta lëkundin besimin e qytetarëve ndaj qeverisjes së mirë. Disa nga këto darka në dukje festive e formale, po e dëshmojnë unitetin joparimor përball qeverisjes time.

Darkat, është mirë që mbahen, sepse, qytetari po e vëren kush është kush dhe me kë është. Këtu, po ngjan të shihen edhe zyrtarët e nivelit qendror që po bien “viktima” të këtyre darkave, duke dëshmuar se janë rrugës për ta devijuar legalitetin që përfaqësojnë brenda PDK-së.

Darkat politike mund të maskohen me motive tjera por nuk mund ta ndalin qeverisjen e shkëlqyer, të bazuar në ligj, me transparencë e llogaridhënie. Ato nuk mund ta ndalin barazinë para ligjit, sepse, nuk më bëhet vonë pse disa “koka” mendojnë se janë më të barabartë se të tjerët.

Darkat vazhdojnë, unë vazhdoj me qeverisjen e mirë, duke mos pasur mesazh të ri pos atij nga zgjedhjet e kaluara: Keqbërësit nuk kanë vend në qeverisjen e Drenasit!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer