Ndërkohë që shumë të rinj po zgjedhin rrugën e gurbetit për një jetë më të mirë, Gentian Avdullahu ka vendosur të kthehet dhe të investojë në vendin e tij. Ai ka zgjedhur të ndërtojë të ardhmen në Skenderaj, duke hapur vende pune dhe duke dëshmuar se edhe në vendlindje mund të krijohet sukses me punë dhe përkushtim.
Gentian Avdullahu nga fshati Runik i Skenderajt, pasi kishte diplomuar në shkollën profesionale në drejtimin “Murator dhe shtrues pllakash”, kishte marrë rrugën drejt Norvegjisë si punëtor i kualifikuar.
Pas tri vitesh jetese dhe pune atje, Avdullahu është kthyer sërish në vendlindje, në Skenderaj, ku ka hapur firmën e tij për shtrimin e tullave. Biznesi mban emrin “G&AG Ndërtimi”.
Përveç shërbimeve të shtrimit të tullave, ai është duke hapur edhe një lokal në Skenderaj me emrin “G&A Bricks”, ku do të ofrohen dhjetëra lloje të tullave dekorative, duke synuar të pasurojë ofertën për ndërtim dhe rregullim ambientesh.
Foto të lokalit që pritet të hapet me 15 shkurt:

Disa foto të projekteve të realizuara nga Gentiani:







