Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar për aktakzuën e re që i është ngritur Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale e Hagës.
Në një postim në Facebook, Lladrovci ka thënë se lufta e pjesëtarëve të UÇK-së nuk mund të zbehet
“Lufta jonë e drejtë nuk mund të zbehet nga asnjë pretendim, as me akuza të reja.Besimin tonë në drejtësi, nuk ka të drejtë askush ta shpërdorojë!”, ka thënë Lladrovci.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur akuza ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, për veprat penale të pengimit të drejtësisë, sipas një Aktpadie të konfirmuar.
“Në aktakuzën e konfirmuar, kundër z. Thaçi janë ngritur tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.