Adelina Tahiri është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun tonë.
Këngëtarja kohëve të fundit është përfolur se është ndarë nga bashkëshorti i saj, milioneri 50 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, përcjell ORAinfo.
Këto dyshime ishin rritur kur Adelina nisi pushimet me motrën e saj në një vend luksoz.
Nga atje, Adelina çdo ditë postonte fotografi shume provokuese, duke ekspozuar linjat e saj trupore.
Mirëpo Adelina se fundmi ka konfirmuar se nuk është ndarë nga burri i saj milioner.
Këngëtarja në fotografinë e fundit shihet duke i kaluar pushimet me burrin dhe familjen e saj.
E pas ribashkimit me burrin e saj 50 vjeçar, Adelina ka pushuar se postuar fotografi provokuese edhe në rrjetet sociale.
Ajo ka gati një javë qe është ‘zhdukur’nga rrjetet sociale duke mos u bërë e ‘gjallë’ me asnjë postim.
Duket se rikthimi te burri ka bërë qe Adelina te jetë me e kujdesshme duke mos publikuar fotografi provokuese siç kishte bërë javët e fundit. /ORAinfo/