E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Pastrimi i Prishtinës shpërblen me tender bizismenin e afërt me Elmi Reçicen dhe PDK’në

349 mijë euro do t’i kushtojë buxhetit të ndërmarrjes së mbeturinave “Pastrimi” me seli në Prishtinë blerja “e pajisjeve (makinierisë) së përdorur për bartjen dhe pastrimin e mbeturinave për njesinë e Prishtinës – ritender”. Ndërmarrje e udhëhequr nga Petrit Reçica i PDK’së, me 11 nëntor të vitit 2024 e ka nënshkruar kontratë në fjalë me grupin e operatoreve ekonomik me “Ledi shpk, Roni Recycling shpk dhe D & T Group”, shkruan portali rajoni.org.

Pronari i kompanisë “Ledi shpk” i afërt me PDK’në

Kompania “LEDI shpk” e cila është pjesë e konsorciumit fitues të tenderit 349 mije eurosh, sipas ARBK’së pronar i saj është Kushtrim Llabjani dhe Zekrija Kamberi, zbulon portali rajoni.org.

Sipas pamjeve të siguruara nga rajoni, Kushtrim Llabjani del të jetë militant i flaket i PDK’së dhe i afërt me deputetin Elmi Reçica, kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

Mirëpo në konsorcium fitues të tenderit, pjesë e saj është edhe kompania “D&T”

Kompania D&T si pjesë e konsorciumit fitues për tenderin në fjalë, ka histori të pasur të dyshimeve për falsifikim. Bledar Kusari, drejtori i kësaj kompanie është i akuzuar për mashtrim në prokurim publik e falsifikim. Ministria e Shëndetësisë para disa muajve ka bërë kërkesë që të futet në listë të zezë për shkak se në konsorcium me një kompani tjetër kanë konstatuar se ka falsifikuar në tenderin për blerjen e autoambulancave.

Po ashtu, kërkesë për tu futur në ‘listën e zezë” kjo kompani kishte bërë edhe komuna e Fushë Kosovës, por ajo i ishte refuzuar nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit. Dy herë kërkesë për t’u futur në ‘listën e zezë’ ka bërë edhe Komuna e Gjakovës prej nga vjen edhe pronari i kompanisë, por edhe kësaj OSHP-ja ia kishte hedhur poshtë kërkesat.

Dy vite më parë ishte liruar nga një aktakuzë për shkak të parashkrimit dhe vdekjes juridike të një rasti.

Në tetor të 2023, ndaj të njëjtit ka filluar një proces ligjor. Ai akuzohet për falsifikim e mashtrim në prokurim publik në lidhje me kompaninë ‘’D&T”./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer