E martë, 24 Shtator, 2024

“Pazaret” për zyrtar prokurimi në Drenas, lënda shkon në KPMSHCK !

Në kuadër të shkrimeve tona rreth fenomeneve negative në Drenas, sot portali rajoni.org do të raportoj për ecurin e konkursit qe është hapur në Komunën e Drenasit, përkatësisht pozita “Specialistë të Prokurimit Publik”, shkruan portali rajoni.org.

LEXO EDHE: Kandidatit i refuzohet aplikimi në konkursin e shpallur në Drenas për kriteret qe nuk egzistojnë

E si duket kjo pozitë po i shkakton “kokëdhimbje” pushtetit të Lladrovcit sepse në njerën anë është dekonspiruar “pazari” i punësimit e në tjetrën anë lënda i ka shkuar në Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil (KPMSHC) .

Në KPMSHC, ankesa është dërguar nga kandidati qe i është refuzuar aplikimi për këtë pozite nën arsyetimin e dy kritereve qe nuk kërkohet në konkursin e publikuar.

”Si student i shkencave juridiko- civile të nivelit master, si djal i ri, si Drenicas e me mbi 5 vite pervoje pune – njet e kam me i shku deri në fund ndonëse për të me dekurajuar me është pretenduar e thënë se konkursi dyshohet qe është përgaditur për kandidatën A.Q. Gjithsesi, ai [Ramizi] e ajo zyrja e burimeve të “padrejtësive” njerëzore mundën me fitu këtë luftë por kjo luftë do të kurorezoj pushtetin e tij me humbje të betejes kryesore, u’a siguroj këtë”, përfundoj kandidati në fjale.

Nuk është hera e parë dhe e vetmë qe ka pretendime të tilla në Drenas për padrejtësitë e pushtetit të Lladrovcit.

Shumë padrejtësi janë bërë edhe në QKMF të Drenasit, institucion ku Ramiz Lladrovci punësoj të afermin e ku disa nga vartësit e tij punësuan nga dy tre familjarë./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer