E shtunë, 5 Tetor, 2024

PDK e dërgon edhe një lëndë në Kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës, sot do të dorëzojë një tjetër lëndë në Gjykatën Kushtetuese.

Dorëzimi do të bëhet në ora 11:00, ka njoftuar zyra për media e PDK-së.

Ky subjekt politik nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e lëndës që do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese.

PDK në njoftim për media rreth takimit të strukturave të saj partiake ka bërë me dije se “në takim u diskutua edhe për mosdekretimin e Kryeprokurorit të shtetit nga ana e Presidentes Vjosa Osmani – Sadriu, vendim të cilin po e shqyrtojnë ekspertët ligjor të PDK-së, të cilët me kohë do të propozojnë veprimet për trajtimin e kësaj çështje”.

Ndërkohë, hiç më larg se një ditë më parë, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pati kritika për PDK-në, për dërgimin në Kushtetuese të Ligjit për Byronë Shtetërore.

Ndonëse tha se s’mund t’ua mohojë kurrkush të drejtën, Sipas Kurtit, PDK-ja “nuk arrijnë ta fshehin dot” motivin dhe qëllimin që kanë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer