Asamblistja e PDK’së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja, do të nisë nga nesër detyrën si kryeshefe e KRM Unitetit, raporton rajoni.org.
Pas intervistave të realizuara nga Bordi i Drejtorëve i KRM Uniteti, Vesa Broja ka dalë më e poentuara.
Ndryshe, garës për kryeshef i kishin hyrë Ylber Murtezaj, Vesa Broja, Egzon Aliu, Fikret Zeneli dhe Tafil Peci.