Thursday, January 8, 2026

PDK në Fushë Kosovë demanton raportimet për koalicion me Vetëvendosjen: Profiterët politikë nuk na përfaqësojnë

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Fushë Kosovë, përmes një komunikatë ka dëmantuar kategorikisht çdo pretendim apo spekulim se individë të caktuar janë emëruar apo do të emërohen në pozita komunale në emër të PDK-së.

Dega e PDK-së në Fushë Kosovë sqaron se asnjë vendim i tillë nuk është marrë nga organet kompetente të partisë. Çdo veprim apo deklaratë e bërë në emër të Degës së PDK-së në Fushë Kosovë nga persona të paautorizuar dhe pa përgjegjësi partiake përbën keqpërdorim të emrit dhe logos së Partisë Demokratike të Kosovës.

“Individët që për interesa të ngushta personale, materiale apo financiare përpiqen të përfitojnë duke u thirrur në emër të PDK-së, janë jokredibilë dhe pa integritet politik. Veprimet e tilla e dëmtojnë rëndë besimin e qytetarëve dhe elektoratit tonë”

“Dega e PDK-së në Fushë Kosovë distancohet qartë nga çdo afërsi apo bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, si dhe me çdo përfaqësues të saj që ka keqpërdorur pozitën institucionale dhe paranë publike për interesa politike”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer