Monday, August 11, 2025

PDK në Skenderaj pezullon të gjitha aktivitetet elektorale për të hënën, pas aksidentit tragjik në Çubrel

Pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku sipasojë mbetën tre të vdekur, Dega e PDK’së në Skenderaj i ka pezulluar të gjitha aktivitetet politike të planifikuara për nesër, shkruan rajoni.org.

Lajmin për pezullimin e gjitha aktiviteteve politike të PDK’së në Skenderaj e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj degë, Sami Lushtaku, përmes rrjetit social “facebook”.

“Duke shprehur ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit, njoftoj se anulohen të gjitha aktivitetet politike të organizuara nga Dega e PDK-së në Skenderaj për ditën e nesërme!”, ka shkruar Lushtaku në facebook.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer