PDK në Skenderaj do të mblidhet sot pasditë për të vendosur rreth kandidatit që do të garojë për pozitën e kryetarit të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet e ardhshme lokale, shkruan rajoni.org.
Burime të Rajoni.org bëjnë të ditur ekskluzivisht se mbledhja është thirrur me vetëm një pikë të rendit të ditës: zgjedhjen e kandidatit për kryetar komune.
Mirëpo, Rajoni.org mëson ekskluzivisht se deri tani vetëm Sami Lushtaku e ka konfirmuar brenda rrethit të tij të ngushtë se do të jetë kandidat për kryetar komune.