E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Peci i vogël me konsulentë shumë: Paguan afro 500 mijë (DOKUMENT)

Ministri Bujqësisë Faton Peci është njëri nga ministrat që do të mbahet mend për nepotizëm e keqpërdorim me pozita brenda ministrisë që ai drejton.

Faton Peci në vitin 2023/24 ka angazhuar hiç më pak se 26 konsulentë në ministrinë e Bujqësisë, të cilët janë përzgjedhur me procedurë të prokurimit, konrektisht në Agjencëinë e Zhvillimit të Bujqësisë (AZHB).

Periskopi përmes qasjes në dokumente publike, ka siguruar kontratat tre vjeçare që kandidatët i kanë nënshkruar me këto procedura të prokurimit.

Si i angazhoi Peci këta konsulentë për këto pozita?

Në përshkrimin e punës të 26 konsulentëve të angazhuar nga Peci në AZHB, thuhet se kryejnë këto detyra;

Shërbime Konsulentë nëpërmjet marrëveshjeve shërbime të vecanta për nevoja të AZhB-së (kontroller)-sipas specifikave të kërkuara” (në qytete të ndryshme), “Shërbime konsulente për nevoja të AZHB-së”- Konsulent për implementimin e Programit të pagesave Direkte”(në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës), “Konsulent për implementimin e programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural”(në qytete të ndryshme)“ Konsulent ligjor, konsulent për avancimin sisitemit të mënaxhimit të dokumentacionit arkivor, konsulent për lekturim, shërbime konsulentë nëpërmjet mashrrëveshjeve shërbime të vecanta për nevoja të AZHB-së-(konsulen)- sipas specifikimeve teknike Aneksi 1 të FDT-së, shërbime konsulente-Laborant/e për analiza fisiko-kimike në DVV, shërbime konsulente për nevoja të DAESB-MBPZHR( Konsulent Programer )-Ritenderim”.

Për të gjitha këto shërbime, 26 konsulentët paguhen nga 15 mijë euro e deri 22 mijë euro dhe shtetit i kushtojnë 447 mijë euro.

DOKUMENTE:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer