Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisjes në objektin e Ministrisë së Bujqësisë e cila udhëhiqet nga ministri Faton Peci.
Bastisja është kryer në Zyrën e Prokurimit.
Nga kjo ministri, janë parë duke dalë zyrtarë policorë, të cilët kanë pasur në duar dokumente.
Dyshimet e para janë se bastisjet kanë ndodhur pas raportimit në media për një procedurë tenderuese 66 mijë euroshe, për bartjen e mobiljeve nga ish-selitë e AAK’së për inventar inekzistent.

Pas bastisjes, Peci është lajmëruar në ‘Facebook’.
Ai ka ndarë një fotografi i buzëqeshur nga fshati Babaj i Bokës së Gjakovës./Insajderi