Sot, në shkollën fillore “Ilir Lushtaku” në Prekaz të Skenderaj është pensionuar arsimtari i gjuhës shqipe, Mustafa Lushtaku, shkruan rajoni.org.
Në ditën e pensionimit kolektivi i shkollës ka organizuar një ceremoni falënderuese dhe përcjellëse.
“Puna e tij e palodhur, dashuria për gjuhën amtare dhe përkushtimi ndaj nxënësve kanë qenë burim frymëzimi për breza të tërë. Në kujtimet e shumë prej nesh do të mbetet si një figurë shembullore, që me fjalë të zgjedhura dhe zemër të madhe, la gjurmë jo vetëm në dituritë tona, por edhe në karakteret tona”, thuhet në njoftimin e shkollës.