Tuesday, July 8, 2025

Pensionohet infermierja e QKMF-së në Skenderaj, organizohet ceremoni për të nderuar kontributin e saj

Është pensionuar sot infermierja e QKMF-së në Skenderaj, Lumnije Musaj, shkruan rajoni.org.

QKMF e udhehequr nga ud drejtori Ilir Havolli organizoni ceremoni me rastin e ditëlindjes së 65-të dhe pensionimit.

Infermierja, e cila shërbeu për dekada në shëndetësinë e qytetit, u falëndërua përkontributin e saj, shkruan rajoni.org.

Postimi:

Infermierja Lumnije Musaj po përmbyll një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, duke dalë në pension pas shumë vitesh shërbimi si infermiere në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Gjatë gjithë këtyre viteve, ajo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shëndetësi, duke u bërë një figurë e dashur dhe e respektuar si nga pacientët ashtu edhe nga kolegët e saj.

Me përkushtim të pashoq dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, infermierja Lumnije ka qenë gjithmonë e gatshme të ndihmojë, duke u kujdesur për pacientët me profesionalizëm, dhembshuri dhe respekt. Ajo ka qenë jo vetëm një infermiere e shkëlqyer, por edhe një njeri i afërt, i sjellshëm dhe i ndjeshëm ndaj nevojave të secilit. Përkushtimi dhe dashuria e saj për punën kanë bërë që të fitojë mirënjohjen dhe falënderimin e të gjithë atyre që kanë pasur fatin ta njohin dhe të marrin shërbimin e saj.

Dalja e saj në pension lë një boshllëk të madh në institucionin ku ka punuar, por trashëgimia e saj profesionale dhe njerëzore do të mbetet një frymëzim për të gjithë ata që vazhdojnë misionin fisnik të kujdesit shëndetësor. Me mirënjohje të thellë për gjithë mundin dhe sakrificën e saj, i urojmë shëndet të mirë dhe një pension të qetë e të lumtur!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer