Sot, një nga figurat më të respektuara të arsimit në rajonin e Drenicës dhe jovetëm, mësuesi Mehdi Ajazi, i dha fund karrierës së tij 41-vjeçare si edukator dhe mësues i brezave të rinj.
Për më shumë se katër dekada, Mehdi Ajazi ka qenë një shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe profesionalizmit, duke qenë gjithmonë i pranishëm dhe i përkushtuar ndaj nxënësve të tij në çdo situatë.
Mësuesi Ajazi ka qenë një nga mësuesit më të rregullt dhe të përkushtuar, i cili nuk e la kurrë Ditarin e tij edhe në momentet më të vështira, duke përfshirë periudhën e luftës.
Pavarësisht sfidave dhe rreziqeve të shumta, ai vazhdoi të dalë para nxënësve të tij, duke u dhënë jo vetëm njohuri, por edhe shpresë dhe guxim.
Një ceremoni e veçantë u mbajt në shkollën “Luigj Gurakuqi” ku ai ka punuar gjatë karrierës së tij, ku kolegët, nxënësit dhe prindërit e falënderuan për kontributin e tij të pashoq dhe ndikimin pozitiv që ka pasur në jetën e shumë brezave.
“Mësuesi Mehdi Ajazi ka qenë një dritë ndriçuese për të gjithë ne,” tha një nga nxënësit e tij të mëparshëm.
“Ai na mësoi jo vetëm mësimet e shkollës, por edhe vlerat e vërteta të jetës.”
Ndërkohë që Mehdi Ajazi e mbyll këtë kapitull të jetës së tij, trashëgimia e tij do të vazhdojë të jetojë përmes të gjithë atyre që patën fatin ta kenë si mësues dhe mentor.
Pensionimi i tij është një humbje e madhe për arsimin, por një fitore për të gjithë ata që u ndihmuan dhe u inspiruan nga ai gjatë këtyre viteve.
Në emër të gjithë komunitetit arsimor dhe të fshatit Sankoc në veqanti, i urojmë mësuesit Mehdi Ajazi një pension të lumtur dhe të merituar.