E hënë, 20 Janar, 2025

Pensionohet një nga profesoret me të respektuar në Drenas

Pas 43 viteve shërbimi të palodhur në arsim, sot është pensionuar njëri nga profesorët më të respektuar të komunës së Drenasit. Bëhet fjalë për Agim Thaqi, i cili ka vendosur të tërhiqet nga karriera profesionale dhe të shkojë në pension, shkruan rajoni.org.

Gjatë këtyre viteve, ai ka qenë një shtyllë e rëndësishme e arsimit, duke udhëhequr me përkushtim e profesionalizëm dhe duke përcjellë me sukses disa gjenerata nxënësish.

Profesor Agimi ishte një figurë frymëzuese edhe gjatë kohërave më të vështira, përfshirë masat e dhunshme, duke qëndruar i palëkundur në përkushtimin e tij ndaj edukimit dhe të ardhmes së rinisë.

Në ditën e pensionimit kolektivi i shkollës kishte organizuar një ceremoni falënderuese dhe përcjellëse.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer