Sot në Skenderaj është pensionuar pediatri, Dr. Rushit Hajzeri, i cili përgjatë kësaj periudhe kohore, gati katër dekada, ka shërbyer në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të këtij qytetit, shkruan rajoni.org.
Doktorri është i njohur nga të gjithë për profesionalizmin e shfaqur gjatë ushtrimit të detyrës që i është besuar, dhe i vlerësuar për afërsinë me pacientë.
Koleget përmes një postimi në facebook, kanë falenderuar Doktorr Rushitin i cili punoj përmbi 40 vite duke dhënë kontribut të lartë në këtë drejtim.