Shkolla fillore “Fehmi Rama” në fshatin Likoc të Skënderajt ka organizuar sot ceremoninë e pensionimit të mësimdhënësit të kësaj shkolle, përcjell portali “Rajoni”.
Është pensionuar Hajriz Salihu, mësuesi, i cili shërbeu gjatë në arsimin shqip dhe kontriboi në edukimin e shumë gjeneratave.
Në ceremoni morën pjesë edhe zyrtarët e arsimit nga DKA-ja në Skënderaj.
Postimi i plotë nga kolektivi i shkollës:
ShFMU ” Fehmi Rama” Likoc.
Në ditëlindjen e 65-të të Hajriz Salihit, gjegjësisht pensionimit.
Falenderojmë zyrtarët e DKA-së z. Ragip Ymeri dhe Arben Zabeli për praninë e tyre, familjen tuaj të respektuar pēr mikēpritjen , e poashtu kolektivin e mrekullueshëm të shkollës sonë.
Urime pensionimi Hajriz, paç shëndet, lumturi e gjithë të mirat ju dhe familja juaj!
Me respekt kolektivi ynë!