E premte, 15 Nëntor, 2024

Pensionohet njëri nga mësimdhënësit më të dashur të Skënderajt

Sot në shkollën “Abedin Rexha” në Turiqec është pensionuar mësimdhënësi, Elmi Thaçi, shkruan portali rajoni.org.

Ai ka qenë njëri ndër profesorët më të respektuar të Skënderajt, i cili me dije e me përkushtim mori pjesë në edukimin e mirëfilltë të nxënësve të kësaj shkolle.

Me rastin e pensionimit të tij dhe të punëtorit teknik, stafi i shkollës kanë organizuar edhe event si shenjë mirënjohjeje ndaj tyre.

Pjesëmarrësit në event e kanë vlerësuar lart kontributin e tij dhënë në përcjelljen e suksesshme të gjeneratave të ndryshme në shkollë.

Njoftimi i plotë:

NGA SHFMU:,, ABEDIN REXHA” U SHKEPUT EDHE NJË YLL, FJALA ËSHTË PËR PROFIN E HISTORIS Z. ELMI THAÇIN, I CILI SOT SHKOJ NË PENSION DHE JU BASHKUA SHOQATËS SE VETERANËVE TË ARSIMIT.
Pra edhe pensionimi paska bukurinë e vetë, ishin këto fjalët e prof Elmi Thaçit, i cili dje festoi ditëlindjen dhe shkuarjen në pension. Elmi Thaçi ishte një profesor model në shkollën tonë , 8 vite ishte edhe drejtor i kësaj shkolle. Dua të theksoj se të keshë një prof model është si ta kesh një busollë orientuese pranë që tē ndihmon për drejtimin që do të marrësh . Të gjithë e dimë dhe e pranojmë se një ndër hallkat më të rëndesishme që lidhë nxënësin më rrugën e dijës është profesori i cili me rolin e tij pozitiv dhe fisnik përgaditë nxënësit drejt se ardhmës .
Një prof që është i aftë profesionalisht është edhe prof model . Për mua profesor model ka qenë profesori Elmi Thaçi.
Prof Elmi Thaçi ishte principiel, ka fituar respektin të çdo nxënës dhe punëtor arsimor .
Edhe një mijë falënderime nuk mjaftojnë që të shprehja mirnjohjen ndaj tij për punën që ka berë në SHFMU:”Abedin Rexha”
Për plot 45 vite prandaj ku do që shkojmë, ku do që rrimë nuk do të harrojmë ty . Por as ti mos na harro ne . Ku ti na kujton edhe do të kujtojmë më shumë mallë . Mbaj mend emrat tonë, mbaj mend ftyrat tona, mbaj mend lotët tonë .
Edhe ne do të mbajmë mënd emrin tënd, fytyrën tënde , keshillat tua, humorin tënd, fjalët e embla tua. Nuk do të harrojmë kurrë kolegu jonë i dashur . Të urojmë shendet , lumturi e çdo të mirë në jetë .

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer