E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Pensionohet njëri nga personat me të dalluar dhe të respektuar të Drenicës!

Pas me tepër se tri dekada e gjysmë karrierë pune, prej të cilave dy dekada e dhjetë muaj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, është pensionuar autori i disa librave, Izet Abdyli nga Drenasi, shkruan portali rajoni.org.

Për gjatë tërë këtyre viteve të mbushura me sfida e vështirësi, Izet Abdyli është dalluar për ndershmëri, profesionalizëm e korrektësi.

Lajmin për pensionimin e ka dhënë vetë Abdyli përmes rrjetit social “facebook”

Postimi i plotë:

NGA SOT PENSIONIST I PARAKOHSHËM

Pas me tepër se tri dekada e gjysmë karrierë pune, prej të cilave dy dekada e dhjetë muaj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, nga sot 1 korrik 2024 mora statusin e pensionistit të parakohshëm. Për gjatë tërë këtyre viteve të mbushura me sfida, vështirësi por edhe dashuri për punën,  jam munduar të punojë ndershmërisht, me profesionalizëm e korrektësi. Për tërë punën e deritashme falēnderoj në radhë të parë familjen time si mbështetësen dhe motivuesen kryesore, pastaj koleget e kolegët e punës, si dhe bashkëpuntorët dhe miqtë e mi të shumtë. Biblioteka është institucioni i fundit ku derdha djersën e punës dhe lashë një pjesë të shpirtit tim. E deshta njësoj si shtëpinë time dhe do ta dua sërish ngase aty me lidhin shumë kujtime të cilat po më dha Zoti jetë ende mund t’i shpalos në një libër të veçantë. Për të gjithë ata që më kanë nderuar e respektuar, nderë e respekt gjithmonë. Për ata që janë munduar me dashje a padashje të më pengojnë e ngatërrojnë, kam aq kurajo  njerëzore sa të iu përgjigjem përmes  maksimës  ,, Fali o Zot se nuk dinë çfarë bëjnë, e nuk dinë çfarë thonë”.

Sinqerisht i juaji,

Izet ABDYLI

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer