Saturday, June 21, 2025

Pensionohet njëri nga profesorët më të dashur të Skënderajt

Dje është pensionuar njëri nga profesorët më të respektuar të komunës së Skënderajt. Bëhet fjalë për profesorin Bajram Voca, i cili shërbeu për vite me radhë në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave.

Profesori Bajram punoj për 23 vite dhe u dallua për korrektësi, vullnet dhe përkushtim ndaj nxënësve.

Në ditën e pensionimit kolektivi i shkollës kishte organizuar një ceremoni falënderuese dhe përcjellëse.

Urime ditëlindja e 65 dhe pensionimi profesor!

Jeta ka shumë kapituj dhe secili kapitull ka rëndësi të veçantë, mirëpo, pensionimi është ndër kapitujt më të rëndësishëm, sepse është përmbyllje e një sakrifice të gjatë, sidomos në profesionin e shenjtë, atë të mësimdhënësit. Një kapitull të tillë po e mbyllë sot edhe mësimdhënësi i shkollës sonë, prof. Bajram Voca.

Profesor Bajrami dha kontribut të madh për 23 vite në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave të rinj, andaj i urojmë shëndet, jetë të gjatë e të lumtur!

Urime dhe gëzuar!🥂

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer