Sot, është pensionuar zyrtari i parë policor në Komunën e Skenderajt, Zymer Aliçkaj, nga Llausha e Skenderajt, shkruan rajoni.org.
Lajmin e pensiomit të zymerit e ka dhënë i pari i Skenderajt, Fadil Nura, përmes rrjetit social “facebook”.
Postimi i plotë:
Barti numrin 007, por nuk është James Bond 🙂. Është Zymer Aliçkaj 👮♂️, polici i parë në komunën e Skenderajt, i cili gjatë gjithë kësaj kohe ishte në shërbim të qytetarëve, qetësisë publike dhe rendit. 🫡
Pas këtij rrugëtimi që fillon mënjeherë në liri dhe mbaron sot, duke i shërbyer uniformës policore me shumë dashuri, përkushtim e me sfida të llojllojshme dhe gjithnjë i buzëqeshur e i dashur për qytetarët, për Zymerin ka ardhur momenti ta varë uniformë zyrtare, krenar që i shërbeu këtij misioni, qytetarëve dhe vendit, një borxh që e kishte kryer edhe në luftën çlirimtare si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Faleminderit, i nderuar Zymer, për gjithçka që kë bërë për qytetin tonë! 🤝
Skenderaj të është mirënjohës! 🙌
Ta gëzoni pensionimin, duke i shijuar momentet e lumtura me familjen tuaj!