Nep Qorraj, e cila punon në RTK dhe po përballet me një sëmundje të rëndë, në një reagim prekës, ku thotë se megjithë trajtimin me kimioterapi, për gjashtë muaj nuk e ka ndërprerë kurrë punën, përveç në ditën e trajtimit.
“Kryeministër, për 6 muaj trajtim me kimioterapi, punën nuk e kam ndërprerë për asnjë moment, pos në ditën e kimios”, shkruan ajo.
Ajo thotë se në raportin mujor, ka dalë me +300 lajme të prodhuara, ndërkohë i thotë Kurtit, se ‘si ka mundësi që ai paguhet për mos punë’ ndërkaq ajo dhe kolegët e saj nuk paguhen për punën që bëjnë.
“Nëse raporti mujor i punës më del me +300 lajme të prodhura në gjendjen që jam, ndërsa i juaji ka ngelur në vend numero, atëherë si ka mundësi që ju vazhdoni të paguheni për mos punë, ndërsa unë e kolegët e mi NUK paguhemi, edhepse punojmë?!” – shkruan Qorraj.