E martë, 24 Dhjetor, 2024

Për çfarë dyshohet Sabit Jonuzi? Ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi që u arrestua sot nga Specialja

Avokati Kushtrim Bytyçi, që përfaqëson ligjërisht ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Jonuzi i cili është arrestuar sot nga Gjykata Speciale ka dhënë detaje.

Ai ka thënë se arrestimi ka ndodhur sot në mëngjes, ndërsa dje Jonuzi ishte intervistuar në bazën e EULEX-it dhe më pas ishte liruar.

“Sot në mëngjes është arrestuar, dje është intervistuar në bazën e EULEX-it në Fushë Kosovë, pas intervistimit është liruar. Intervista ka qenë dje masdite dhe ka shkuar në shpi.”, tha ai.

Ai ka bërë të ditur se arrestimi ka ndodhur në shtëpinë e tij, ndërsa kjo shtëpi ishte bastisur në muajin maj e Jonuzit i ishte konfiskuar telefoni.

“Sot e kanë arrestuar tek shtëpia e tij. Ka pasur bastisje edhe më herët, në muajin maj dhe i është sekuestruar telefoni.”, tha Bytyçi për paparacin.

Bytyçi ka bërë të ditur se Jonuzi dyshohet për pengim të drejtësisë.

“Çka mund të them është se dyshohet për pengim të drejtësisë.”, tha ai.

Bytyçi ka bërë të ditur gjithashtu se klienti i tij, Jonuzi tashmë është në Hagë në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara.

“Me gjasë tash është në Hagë, sepse është arrestuar në mëngjes dhe do të dërgohet në paraburgim atje.”, tha Bytyçi. /Paparaci.com/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer