Deputetët kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin e Kosovës edhe në përpjekjen e 21-të.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i LVV-së, sërish insistoi që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të ndodh përmes votimit të fshehtë.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur më 15 prill dhe procesi ka ngecur te zgjedhja e kryeparlamentarit pasi LVV-ja nuk po arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për kandidaten e tyre Albulena Haxhiu.