Këngëtari i njohur, Capital T, ka folur për jetën e tij personale.
Në një intervistë për emisionin Radar, artisti ka pranuar se është i përfshirë në një lidhje dashurie, e cila për të është “më e bukura në botë”.
Nga fjalët e tij ndjehet dashuria ndaj partneres së tij, e cila siç ka thënë ai do të jetë pranë tij edhe në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike, duke e shoqëruar gjatë koncertit në Prishtinë.