E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Për pak sa nuk u grushtuan – pamje nga përplasja mes PDK e LVV në mbledhjen e kryetarëve të komunave

Mbledhja e Asociacionit të Komunave të Kosovës është ndërprerë pas një tensioni në mes të disa kryetarëve të Komunave që drejton Lëvizja Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përplasja duket se ka ndodhur mes kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ulu aty, as ti ski te drejt…”, dëgjohet mes tjerash duke thënë Lladrovci.

Nga pamjet në njërën anë shihen kryetarët e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe ai i Kamenicës Kadri Rrahimaj në anën tjetër Lladrovci dhe persona tjerë.

 

Pamje janë publikuar nga kryetari i Kamenicë, Kadri Rrahimaj i cili ka shkruar “Asociacioni i Komunave të Kosovës nën degradim total”.

Ai po pretendon se në Kuvend u tentua t’i mohohet e drejta e VV-së për të pasur anëtar Bordi në AKK dhe mosanëtarësimi i Komunave Veriore të Kosovës në AKK.

“Kur mungojnë argumentet, fillojnë të vënë në shprehje edhe forcën. Prandaj, nuk thërrasin as një media për të përcjellur Kuvendin e AKK-së. Në kuvendin vjetor të këtij organi, u tentua të kontrabandohen procese të rëndësishme si: 1. Mungesa e transparencës, 1. Mos anëtarësimi i Komunave të Veriut të Kosovës në AKK, 2. Mohimi i të drejtës për anëtar të bordit nga radhët e LVV-së”, shkroi ai në Facebook.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer