Wednesday, November 12, 2025

“Për shkaqe sigurie”- arsyeja që FSK’ja po e jep që të mos incizohet diplomimi i ukrainasve

Ministria e Mbrojtjes ka anuluar pjesëmarrjen e mediave në ceremoninë e diplomimit  të deminierëve të kursit të pare me kontigjentin ukrainas nën arsyetimin për “shkaqe të ndejshme të natyrës së sigurisë”.

Një gjë e tillë u njoftua nga vetë Ministria e Mbrojtjes.

“Ju njoftojmë se ftesa që është bërë për aktivitetin  e  “Ceremonisë së  diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas” në  kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”,  për ditën  e sotme,  për shkaqe të ndjeshme të natyrës së sigurisë anulohet, pra nuk do të ketë prani të mediave”, thuhet në njoftim.

Ata s’kanë dhënë detaje të tjera lidhur me këtë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer