Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë po shkon drejt fundit. Tashmë janë numëruar mbi 80% e votave në nivel vendi
Ballkani.info e ka siguruar listën e kandidatëve të PDK-së dhe votat e deritashme që ata kanë siguruar.
Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza deri tash ka mbi 131 mijë vota, ndërkaq kreu i PDK-së, Memli Krasniqi me mbi 75 mijë vota
Kandidati i tretë i cili renditet me numër më të madh të votave është Uran Ismaili me mbi 31 mijë vota. Ndërkaq, Vlora Çitaku ka grumbulluar mbi 30 mijë vota sipas listës së fundit të përditësuar me rezultatet.
Kandidatja për deputete, Sala Jashari nga Prekazi ka grumbulluar afro 30 mijë vota.
Kandidati i gjashtë i cili ka marrë më së shumti vota nga kjo parti është Përparim Gruda duke tejkaluar Enver Hoxhaj.
Kandidatë tjerë të PDK-së me më së shumti vota janë: Enver Hoxhaj, Jakup Nura, Ganimete Musliu, Mergim Lushtaku, Rrahman Rama dhe Artan Behrami.