Saturday, February 22, 2025

Përditësohet lista e LDK-së, Abdixhiku afër 100 mijë votave – ndryshon renditja

Përafërsisht 100 mijë vota ka siguruar lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas numërimit të rreth 80 për qind të votave për zgjedhjet parlamentare.

Abdixhiku kryeson listën e LDK-së me 99 mijë e 535 vota, pasur nga Doarsa Kica-Xhelili me 40 mijë sosh.

Ndër më të votuarit në LDK vazhdojnë të mbesin Hykmete Bajrami, Kujtim Shala e Avdullah Hoti.

Pas këtyre emrave të njohur të LDK-së, në listën e siguruar nga Sinjali, në dhjetëshen e kandidatëve më të votuar për deputet renditen: Lutfi Haziri, Anton Quni, Jehona Lushaku-Sadriu, Armend Zemaj dhe Imri Ahmeti.

Ndërkaq me përditësimin e fundit ka ndryshuar edhe renditja e listës së LDK-së.

Për dallim me listën e publikuar së fundmi me numërim e më shumë se 73 për qind të votave, ku pozita e 9-të në listën e mbante Imri Ahmeti, tashmë këtë vend e ka zënë Armend Zemaj.

Zemaj deri më tani ka siguruar 17656 vota.

Ndryshime kishte edhe me renditjen e kandidatëve për deputetë siç janë Shkëmb Manaj e Ekrem Hyseni.

Hyseni ka arritur ta tejkalojë Manajn, duke marrë 13617 vota.

Rritje të numrit të votave kanë shënuar edhe Krenar Xhaferi, Paris Guri e Arben Gashi.

Nga numërimi i rreth 80 për qind të votave, Xhaferi ka siguruar 12577 vota, nga 12014 sa kishte fillimisht.

Rritje për mbi 1 mijë vota ka shënuar Paris Guri, i cili momentalisht mban pozitën e 17-të në listë me 12358 vota.

Pas Paris Gurit në listën e LDK-së renditet kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe shefit i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Muhaxheri ka siguruar 12310 vota, ndërsa Gashi ka rreth 20 vota më pak se ai, 12290.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë mbi 147 mijë vota apo 17.67 për qind, duke u renditur e treta pas Lëvizjes Vetëvendosje me rreth 340 mijë vota dhe Partisë Demokratike të Kosovës me mbi 184 mijë vota.

Ndonëse ndarjet e ulëseve mund të ndryshojnë pas numërimit të të gjitha votave, deri më tani pa votat e diasporës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 20 mandate.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer