Ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për deputetë të PDK’së në Komunën e Skenderajt.
Sipas rezultateve të deritanishme, ajo që bie në sy është mbështetja e madhe e dhënë nga Drenicasit për Sala Jasharin.
Sipas rezultateve të dëritanishme, numri 9 i PDK’së në Skenderaj ka mposhtur me vota edhe kryetarin e kësaj partie, Memli Krasniqin.
Jashari ka marre 9,156 vota apo 231 vota me shumë së Memli Krasniqi, i cili në Skenderaj morri 8,925 vota.
Rezultatet përfundimtare pritet të certifikohen pas përfshirjes së votave me kusht dhe atyre nga diaspora, të cilat do të numërohen në nivel qendror.
Ky është rezultati pas përfundimit të numërimit të votave në Skenderaj: