Pas një rrugëtimi që zgjati 1 vit e 3 muaj, i cili frymëzoi mijëra njerëz në rrjete sociale, Cekki Hoti, shqiptari nga Kosova që u nis me biçikletë për t’i propozuar vajzës së ëndrrave në Indonezi, ka bërë një rrëfim të papritur.
Në një video të fundit në TikTok, ai ka treguar se historia që nisi me shpresë, përfundoi me “jo”.
> “Pas shumë ditësh bisedash me familjen e saj, nuk u dakorduam në kushte. Ata nuk pranuan të miat, unë nuk pranova të tyret, prandaj secili vazhdoi jetën e vet. Jam i lumtur që ndodhi ashtu siç ndodhi,” – ka shkruar ai, duke e mbyllur me fjalinë: “Kjo është jeta.”