Këto më poshtë mund të jenë pamje të rënda për kandidatin e Guxo-s në Mitrovicë, Faton Peci. Çerdhja e re në Shipol, e cila njëherë ishte premtim i Pecit, duke mos e ditur që është duke u ndërtuar dhe pasi e kuptoi, filloi duke propaganduar që nuk është e kryer, sot u inaugurua nga kryetari aktual i kësaj komune, Bedri Hamza.
“Edhe çerdhja në Shipol u hap.
Ky projekt i shumëpritur nga prindërit dhe banorët e kësaj lagjeje, sot u bë realitet. Ndërtimi i kësaj çerdhe është një premtim tjetër i përmbushur dhe një hap konkret drejt përmirësimit të kushteve për fëmijët dhe familjet e reja në Shipol.
Mitrovica do të vazhdojë të jetë në duar të sigurta!”, ka shkruar Bedri Hamza.
Lista Guxo dhe kandidati i saj kishin bërë edhe video ditë më parë, në përpjekje pë ta kontestuar finalizimin e saj.
Link: https://www.facebook.com/share/p/1GAgvgETya/