Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur tubime zgjedhore në Negroc dhe Vuçak, ku është pritur me pjesëmarrje masive nga qytetarët. Në këto takime, krahas tij mori pjesë edhe kandidati për Kuvendin e Komunës, Gani Krasniqi, si dhe kandidatë të tjerë të listës, shkruan rajoni.org.
Lladrovci theksoi disa nga “101 arsyet Për Drenasin Kampion”, duke vënë në pah punën e bërë dhe angazhimin për qeverisje të shkëlqyer në shërbim të qytetarëve.
Postimi:
Me qytetarët e Negrocit dhe Vuçakut krenar, të besës, mikpritjes e përkushtimit atdhetar, bashkë me kandidatin, z. Gani Krasniqi dhe kandidatët tjerë për Kuvendin e Komunës, mbajtëm tubim zgjedhor ku theksuam disa nga 101 arsyet “Për Drenasin Kampion”.
Diskutimi i ngrohtë, i sinqertë dhe i hapur me qytetarët e pranishëm, bëri të dukshëm motivin pse duhet të votohet numri 101, pse kjo votë është për qeverisjen e shkëlqyer me qytetarët kampionë.
Ne punojmë dhe jemi në shërbim të qytetarit, duke e konsideruar nder dhe obligim, sfidë dhe përpjekje të pandalshme për jetë më të mirë për të gjithë.
Ne ndodhemi në zemrën e Kosovës, të dëshmuar me punë për të mirën e qytetarëve tanë, prandaj edhe vendtakimi ynë i zakonshëm në Shkollë me qytetarët, ishte i vogël për të gjithë të interesuarit që erdhën në tubim.
Faleminderit 101 herë, vazhdojmë edhe katër!