Komuna e Klinës me 28 maj të këtij viti e ka pezulluar tenderin për “Instrument Gjeodezik”, për shkak të një ankese që për këtë lëndë është parashtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), zbulon portali rajoni.org.
Në OSHP-në, e njohur ndryshe si Gjykata e Tenderëve, janë ngritur dyshime për tenderin e parashikuar në vlerë prej 12,000€, pasiqë pretendohet së në mënyrë të kundërligjshme me datën 14 maj zyra e prokurimit ka propozuar anulimin e procedurë pasi qe sipas tyrë të gjitha ofertat janë të papërgjegjshme.
Në ankesën e parashtruar pranë OSHP-së, “DWH Kosova”, një kompani private me bazë në Prishtinë, ka kërkuar nga ky organ që t’a rrëzoj vendimin e komunës dhe ofertën e këtij operatori t’a shpall fituese.
Sipas ankesës së operatorit, DWH Kosova: Autoriteti Kontraktues ka rënë në kundërshtim me kërkesën e vet duke skualifikuar një ofertë që jo vetëm e përmbush, por edhe e tejkalon atë kërkesë”.
Ankësa e plotë: