Një çift bashkëshortor në Vushtrri është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:30 , pas përleshjes që kishin me njëri-tjetrin, raporton portali rajoni.org
Të dy pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Është iniciuar rast për “dhunë në familje”.
“Një femër dhe një mashkull (çift bashkëshortor) janë arrestuar për shkak se janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Pas inicimit të rastit të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë./Rajoni.org.