E premte, 17 Janar, 2025

Perleshja qe ndodhi dje në shesh të Skenderajt, 3 prej tyre marrin trajtim mjekësorë [VIDEO]

Portali rajoni.org kishtë raportuar për një ngjarje të pakëndshme qe kishtë ndodhur dje në sheshin “Adem Jashari”, ku disa të rinj janë përleshur në mesveti.

Të përfshirë në këtë rrahje sipas raportit të policisë janë 6 të rinje të mitur, ku tre viktimat kanë marrë trajtim mjekësorë.

Sipas deklarimit të viktimave, tre të dyshuarit për sulmin fizike ndaj tyre, janë të panjohur për t’a.

Burimet e rajonit brenda stacionit policorë në Skenderaj, kanë thënë se janë duke i rishikuae kamerat qe janë të vendosura në qytet për të hetuar rastin.

Po ashtu në pamjet qe ka siguruar portali rajoni.org nga disa sekunca të përleshjes, shihet se dëshmitarë kanë qenë plot kalimtarë rasti, disa nga të cilët edhe janë penguar apo frikësuar teksa po kalonin nëpër shesh.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer