Monday, August 4, 2025

Përleshje mes dy personave në Baicë të Drenasit, njëri përfundon në mbajtje

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një përleshjeje që ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në fshatin Baicë të komunës së Gllogocit, shkruan rajoni.org.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 3 gusht 2025 rreth orës 14:25. Të dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë përleshur mes vete dhe më pas kanë pranuar trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.

Pas përfundimit të trajtimit, ata janë dërguar në stacionin policor për intervistim. Policia ka iniciuar rastin, ndërsa njëri nga të dyshuarit është ndaluar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer