Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar ndaj kryesuesit të seancës konstituive Avni Dehari i cili vazhdon të insistojë në votim të fshehtë.
Gruda tha se Dehari e pranoi një të vërtetë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese: në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale.
Por, Gruda thotë e Dehari duhet ta lexojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese deri në fund.
“Kryesuesi i seancës konstituive, z. Avni Dehari, më në fund pranoi një të vërtetë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese: në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale. Por, për fat të keq, nuk pati guximin ta lexojë aktgjykimin deri në fund”.