Profesor Përparim Gruda, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 29, në kuadër të fushatës elektorale ka takuar banorët e Klinës.
Në një postim të tij, Gruda ka vënë në pah mbështetjen që po merr kjo parti.
“Fuqia e mbështetjes së madhe që po marrim gjithandej, sikur sonte në Klinë, po i vë themelet e misionit tonë për një Kosovë ma të mirë. Faleminderit nga zemra për këtë pritje të jashtëzakonshme! #PDK131 #PërparimGruda29”, ka shkruar Gruda.