Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka zhvilluar një takim mobilizues me qytetarë në Lipjan, ku është dëshmuar mbështetje e madhe për programin dhe vizionin e PDK-së në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Në këtë takim, Gruda theksoi rëndësinë e angazhimit qytetar për ndryshim dhe për rikthimin e zhvillimit institucional, duke nënvizuar se PDK është e gatshme të marrë përgjegjësinë qeverisëse me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.
Postimi:
Në Lipjan, bashkë me qytetarët, në një takim mobilizues drejt fitores së PDK-së më 28 dhjetor.
#PDK130✅
#BedriHamza1✅
#PerparimGruda15✅